Lajmet e fundit

Hilary Clinton dhe Donald Trump do të debatojnë sot në mbrëmje për herë të fundit në Las Vegas, 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, transmeton Klan Kosova.
Ish-shefja e diplomacisë amerikane është përgatitur për disa ditë me dyer të mbyllura në një hotel pranë shtëpisë së saj në Chappaqua, në New York.
Donald Trump vazhdon mitingjet duke i kushtuar vetëm disa orë në ditë përgatitjes për duelin që do të ndiqet nga dhjetëra miliona amerikanë.
Duke siguruar një popullaritet në rritje tek gratë dhe minoritetet, Hillary Clinton ka siguruar mesatarisht 46 për qind të votave kundër 39 për qind për Donald Trump dhe 6,4 për qind për Gary Johnson.