Lajmet e fundit

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka dënuar sugjerimin e kundër kandidatit të saj nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i cili tha se poseduesit e armëve mund ta ndalojnë atë nga emërimi i gjytarëve në Gjykatën Supreme.
Ajo këto deklarime të Trump i ka cilësuar si dëshmi të fundit të sjellës së tij të papërshtatshme për një kandidat presidencial, transmeton Klan Kosova.
Në një tubim në Iowa, Clinton tha se deklarimet e Trump nxisin dhunën dhe ato edhe njëherë tregojnë se ai nuk është i përshtatshëm për president.
“Fjalët kanë rëndësi, miqtë e mi. E nëse jeni duke garuar për president ose nëse bëheni president i SHBA-së atëherë këto fjalë mund të kenë pasoja të jashtëzakonshme”, ka thënë Clinton.