Lajmet e fundit

Mbrojtësi Gael Clichy ka besim të plotë se Manchester City do të iu kthehet fitoreve shumë shpejt.
The Citizens kanë kaluar gjashtë ndeshje radhazi pa fitore, shkruan Goal.com,
Pavarësisht kësaj ai ka thënë se klubi gjendet në rrugën e duhur.
“Në këtë moment nuk po marrim rezultatet e merituara.”
“Së fundmi rezultatet po na mungojnë pikët. Na duhet të punojmë dhe jemi të sigurt se do ta ia arrijmë.”
“Nëse do të ishim më shumë klinik dhe të ishim kompakt si ekip, ndoshta do të ishim në pozitë shumë më të mirë”, ka thënë Clichy./Klan Kosova/