Klubi basketbollistik i NBA, Cleveland Cavaliers pas gjashtë humbjeve radhazi ka shkarkuar trajnerin Tyronn Lue dhe asistentin e dytë Larry Drew.
Mungesa e LeBron James ka bërë që të mungonin rezultatet e mira në fillim të këtij sezoni, kështu duke bërë që fati t’i hidhet Lues, njofton nba.com përcjell Klan Kosova.
Amerikani ka drejtuar Cavaliers drejt titullit të NBA në vitin 2016, kurse vendin e tij do ta zë asistenti, Damon Jones.
●●●
DSHKRIMI NGA
drin
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.