Ishte besuar se
Cleveland Cavaliers mezi po e pret takimin në finale me
Golden State Warriors për t’u revanshuar për humbjen e vitit të kaluar, por LeBrone James me bashkëlojtarë u dukën të papërgatitur mbrëmë, në ndeshjen e parë të finaleve, dhe u mposhtën me rezultat 104-89 në Oracle Arena, njofton Klan Kosova.
Cleveland kishte pesë ditë për të pushuar pasi kishin kryer punë më herët me Toronto Raptors në finalen e Lindjes, ndërsa Warriors vinin nga shtatë ndeshje të vështira me Oklahoma City Thunder, por ishin Kalorësit ata që u dukën të lodhur në këtë ndeshje të parë kundër Luftëtarëve.
“Na duhet të bëjmë punë më të mirë dhe ta ruajmë topin më shumë, sidomos kundër një skuadre të mirë në sulm siç është kjo. Nuk mund t’u dhurojmë pikë kaq të lehta. Do të jemi më të mirë ndeshjen e radhës”, tha trajneri i Cavaliers,Tyronn Lue për ESPN, njofton Klan Kosova.
Dallimi kyç në këtë ndeshje mes skuadrave ishte banka rezervë.
Lojtari më efikas i Luftëtarëve ishte pikërisht rezervisti,
Shaun Livingston, me 20 pikë ndërsa edhe
Leandro Barbosa shtoi 11 pikë me efikasitet të qind për qind, pesë për pesë për ndeshje.
LeBron James shënoi 23 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asiste, ndërsa dy lojtarët më të mirë të Warriorsave,
Stephen Curry dhe
Klay Thompson, shënua bashkë vetëm 20 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=Aw9plynSS94
klankosova.tv