Dëshmia e gjeneralit amerikan, Wesley Clark, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nisur.
Avokati i ish presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, Lluka Misetiq, ka nisur me pyetje ndaj ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë gjatë kohës së luftës së Kosovës.
Ai e pyeti nëse e kishte kontaktuar Sllobodan Millosheviqin, për ta "trajtuar çështjen e shqiptarëve të Kosovës, raporton Klankosova.tv
Clark u përgjigj kështu:
“Unë dhe Richard Holbrooke e kontaktuam Millosheviqin dhe ai refuzoi të fliste për këtë temë. E dinim që kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste."./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.