03.11.2022 · përditësuar para 1368 dite1 min lexim
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga nëntori i vitit 2020 është duke qëndruar në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Mbrojtësi i tij, Gregory Kehoe, përmes një dokumenti i ka bërë thirrje prokurorisë që si dëshmitarë të jenë edhe ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kouchner dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, njofton Klan Kosova.
Në kërkesën e paraqitur nga avokati Kehoe, janë të paraqitur shtatë dëshmitarë.
Aty kërkohet që dëshmitarëve t'u ofrohet mundësia për dëshmi sa më parë që është e mundur për shkak të moshës që kanë.
Klikoni KËTU për ta parë dokumentin e plotë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.