Lajmet e fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvvendosje, Visar Ymeri ka thënë se e mbështet dorëheqjen e Xhelal Sveçlës nga posti i drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Prishtinës
"Vdekja tragjike e Florentës dhe Florentit na ka goditur të gjithëve. Nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë familjen e tyre".
"E mbështesë plotësisht aktin moral dhe vetëdijësues të Xhelal Sveçlës. Dorëheqja e tij nuk flet për të personalisht, por për katandisjen që i ka ndodhur dhe po ndodh shtetit e institucioneve tona. Aq e thellë e e gjerë është bërë ajo sa që përpjekja titanike për ta luftuar atë nganjëherë nuk është e mjaftueshme".
"Ne nuk dorëzohemi. Bashkë me Xhelalin dhe me aktivistët tjerë të Lëvizjes do ta luftojmë kudo e kurdo krimin, uzurpimin, degradimin që na e kanë zaptuar hapësirën e po na shkatërrojnë të tashmen e të ardhmen.Krimi nuk do të fitojë" ka shkruar Ymeri në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.