Lajmet e fundit

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të punojë me të gjitha forcat politike për të tejkaluar dallimet ndërmjet tyre.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës Thaçi theksoi se zgjedhja e tij, që u përcoll me kundërshtimet e opozitës, ka ndodhur në pajtim me kushtetutën e ligjet e vendit, ndërsa mohoi të ketë bërë lëshime ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb në këmbim të votës së tyre.
"Deputetët serbë janë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E kanë vizionin e vet, programin e vet, e kanë qëllimin e vet, prandaj gjithçka ka qenë në përputhshmëri të koordinimit të partnerëve të koalicionit, sipas marrëveshjeve të mëhershme dhe votimi i tyre ka qenë një votim i vullnetit të lirë në një votim të fshehtë." ka thënë Thaçi.
Ai poashtu ka folur edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se në Kosovë nuk ka asnjë mëdyshje rreth ngritjes së kësaj gjykate transmeton Klan Kosova.