Lajmet e fundit

Juristi Dastid Pallaska në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për gjendjen aktuale në vend.
Ai njëherit ka shtruar pyetjen se "a është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh ndërmjet kriminelëve
analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë?"
"Kjo pyetje është frymëzuar nga "kontributi" i Adem Grabovcit për uljen e papunësisë brenda anëtarësisë së PDK-së dhe intervista e mbrëmshme e Dardan Molliqajt në të cilën tha se Vetëvendosja do të vendos "drejtësinë" në sheshe dhe me komisarë politik të përzgjedhur nga anëtarësia e vet në diasporë".
"Kjo nuk mund të jetë as zgjedhje e as zgjidhje. Kjo është rënie e lirë", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.