Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruaiari O`Connell ka thënë se muri i ndërtuar në Veri të Mitrovicës është çështje e javës.
Këto komente ai i bëri në llogarinë e tij në Facebook gjatë bashkëbisedimit me qytetarë kur edhe u pyet rreth ndërtimit të këtij muri.
"Muri është çeshtja e javës. E kuptoj që është nëj çështje shumë e ndjeshme. BE ka punuar me të dyja palët me vite të tera për të siguruar lirinë e lëvizjes. Nuk mendoj që ndërtimi i një muri ndihmon. Por gjithashtu mendoj se integrimi i Kosovës varet nga shumë faktorë të tjerë sesa a është ndërtuar një mur apo jo", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.