Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantohet raporti i Komisionit për Demarkacionin.
Këtë deklaratë i pari i ekzekutivit e ka bërë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.
Mustafa ka ripërsëritur se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi do të hapë rrugën drejt liberalizimit të vizave.
Demarkacionin me Malin e Zi opozita vazhdon ta kundërshtojë.