Lajmet e fundit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq ka thënë sot në konferencën për qeverisjen lokale 2016-2026 se janë duke e konsideruar kërkesën për krijimin e komunave të reja.
Sipas tij edhe procesi i gjithpërfshirjes së pushtettit lokal është kryer me sukses.
" Përkundër të gjitha sfidave jemi të përkushtuar të punojmë më shumë. Strategjia e pushtetit lokal është hartuar. Kjo strategji është një udhërrëfyes lokal në kuptimin e ndërtimit të një pushteti lokal modern" ka deklarua ai, njofton Klan Kosova.
Mariq njëherit i ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që t`i përshtasin përpjekjet e tyre me këtë strategji.
"Qëllimi i kësaj strategjie është zhvillimi ekonomik. Komunat shpesh përballen me vështirësi, e për t`i përballuar ato kemi hartuar orientime" ka potencuar ministri serb në Qeverinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.