Lajmet e fundit

Lëvizja për Bashkim ka reaguar rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve me Serbinë pas riaktializimit të kësaj teme së fundmi.
Sipas LB-së, shkëmbimi i territoreve përveç që është i padrejtë, sepse përbën zgjidhje arbitrare që anashkalon vullnetin e banorëve të atyre pjesëve, në kontekstin aktual është edhe i pamundshëm. Prandaj, këto argumente duhet të na alarmojnë që këtij problemi t’i qasemi në mënyrë sa më reale dhe të drejtë.
Kjo lëvizje insiston që qasja më e drejtë ndaj këtij problemi, në këtë kontekst, është zbatimi i parimit të reciprocitetit midis tri komunave të veriut dhe atyre të Kosovës Lindore.
"Shqiptarët duhet të ndalojnë së pranuari që zgjidhjet e problemeve në Ballkan të trajtohen me standarde të dyfishta, në të cilat, në çdo rast, të sakrifikuarit jemi ne, si në raport me serbët ashtu edhe në atë me maqedonasit. Për ta ndërtuar këtë qëndrim dhe për ta bërë atë të qëndrueshëm pavarësisht se kush është në pushtet, kërkohet arritja e konsensusit të të gjitha palëve në vend. Fatkeqësisht, deri më sot ka vetëm deklarata por asnjëherë gatishmëri reale për ta arritur këtë".
Poashtu ajo insiston që qasja më e drejtë ndaj këtij problemi, në këtë kontekst, është zbatimi i parimit të reciprocitetit midis tri komunave të veriut dhe atyre të Kosovës Lindore, transmeton Klan Kosova.