Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se kjo partisi forcë e parë që ka dalë në këto zgjedhje ka të drejtën dhe mundësinë reale për të krijuar qeverinë në Kosovë.
Në një intervistë për "Shqiptarja.com" i pyetur për bashkimin me Shqipërinë, ka thënë se do t’i japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur me referendum për të gjitha çështjet madheore, përfshirë edhe bashkimin me Shqipërinë.
Ai njëherit ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Shqipëri
“Cilado që të jetë qeveria e ardhshme e Shqipërisë, ne do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të. Raportet me të gjithë drejtuesit e partive politike kryesore i kemi shumë të mira. Sigurisht, ne jemi një forcë me orientim të majtë, socialdemokrat, megjithatë nuk na takon të përzihemi në fushatën zgjedhore për t’i treguar votuesit të Shqipërisë se cilën parti të zgjedhin"
" Jam i bindur se edhe në Shqipëri masa më e madhe e votuesve do të votojnë me idealizëm, për forcim e përparim të shqiptarëve në Ballkan, për zhvillim ekonomik që sjell punësim si edhe për drejtësi në shoqëri e në institucione”, tha ai.