Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do të zbatohet sepse sipas Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në frymën kushtetuese të Kosovës.
"Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të jemi të disiplinuar dhe t'a zbatojmë Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta jonë ka paraparë mundësinë e organizimit të asociacioneve që mund të jenë organe vetëm koordinuese, por jo vendimmarrëse dhe s‘ka veprimtari ekzekutive", ka thënë ai në një intervistë për Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.