Lajmet e fundit

Shyqri Bytyqi nga Nisma për Kosovën, ka thënë se buxheti i Kosovës do të rritet duke u bazuar në rritjen e zhvillimit ekonomik.
Por, sipas tij, primare do të jetë formimi i fondit që së pari do intervenojë në skemat e socialit më të ulët, transmeton Klan Kosova.
Bytyqi këto deklarime i dha në Magazina Zgjedhore derisa shtoi se edhe kategoritë e dala nga lufta do të përfitojnë me rritje të pensione kur përkatësisht për kategorinë e veteranëve ai pohoi se do të ketë rritje page deri në 250 euro
''Kemi disa çështje të cilat do t’i rregullojmë. Por ky do të jetë fondi që së pari do intervenojë me skemat e socialit me të ulët''.
'Tek në vitin e tretë konsiderojmë që kjo kategori e skemës sociale do të realizohet''.
''Së pari do ta zvogëlojmë hendekun e madh që e kemi në mes kategorive sociale''.
''Në këtë buxhetin që ne planifikojmë ta kemi, përfshihet edhe kjo kategori e të dalave nga lufta''.
''Nuk është që është e kufizuar me shumë fikse por me përqindje. Në rast që do të krijohen kushtet e mundësi që edhe kjo kategori të shqyrtohet. Ne do t’i garantojmë ata që e kanë emrin në listë do ta marrin këtë pagë''.
''Ne do ta rrisim buxhetin mbi rritjen e zhvillimit ekonomik''.
''Ne kemi thënë në disa prononcime, paga minimale e pensioneve të veteranëve në Kosovë do të jetë 250 euro. Paga minimale nuk hyn në kategorinë sociale''.