Lajmet e fundit

Lëvizja "Vetëvendosje" i ka komentuar zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku u gjuajt me vezë kryeministri Isa Mustafa.
"Sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t'i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit. Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm"
"Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës" thuhet në një njoftim për media të kësaj lëvizjeje.