Lajmet e fundit

Lindjet e diskutueshme në shtëpi mund të jenë po aq të sigurta sa lindja e një fëmije në spital për shtatzënitë me rrezik të ulët, sugjeron studimi më i ri.
Shkencëtarët nga Universiteti McMaster analizuan të dhëna nga rreth një milion lindje nga 14 studime të ndryshme, për të krahasuar rreziqet e vendeve të ndryshme të lindjes.
Ata zbuluan se rreziku i një të porsalinduri që të vdiste në lindje ose brenda katër javësh ishte deri në tetë përqind më i lartë në shtëpi sesa në spital, për lindjen pa komplikime.
Edhe pse shanset janë më të mëdha, studiuesit pohojnë se ato nuk janë as statistikisht dhe as klinikisht të rëndësishme.
Ky mund të jetë një lajm i mirëpritur për numrin në rritje të grave në vendet me burime të mira financiare, që janë duke zgjedhur lindjet në shtëpi, thanë ata.
Ëndërra e Megan Markle për një lindje në shtëpi u ndërprenë kur ajo u nxitua për në një spital në Londër, me gjasë në Portland, një javë me vonesë në maj.
Gjithashtu supermodelja Gisele Bündchen është në mesin e një mori personazhesh të famshme që shmangën lindjen në spital, duke thënë se shtëpia e saj ishte "e rrethuar nga dashuria dhe ishte vend ku ndihej e sigurt".