Lajmet e fundit

Deputetët Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë paraqitur sot në Gjykatë dhe më pas janë larguar nga seanca gjyqësore me arsyetimin se gjyqtari është vonuar 15 minuta.
Kadaj- Bujupi ka thënë se ata ishin prezent por papërgjegjësia e Gjykatës bëri atë që ata nuk mund të rrinë kot dhe tëp resin.
Në ndërkohë deputeti tjetër i opozitës është shprehur se krejt kjo është një proces i politizuar, njofton Klan Kosova.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se kanë shumë punë për të bërë pasi që është afër 17 shkurti dhe protesta e paralajmëruar nga ana e opozitës andaj ata nuk kanë kohë që të rrinë kot dhe të presin.
Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Albin Kurti akuzohen për përdorim të armëve të rrezikshme në seancat e Kuvendit të Kosovës.