Lajmet e fundit

Kjo është pamja e re që obelisku i pavarësisë e mori në ditëlindjen e 8-të të tij.
Autori Fisnik Ismajli, që kishte paralajmëruar pasqyrim të situatës aktuale, atë e ka parë në këtë mënyrë.
Kurse qytetarët patën mendime të ndryshme rreth pamjes së re të Newborn-it.
Me e pa kritika për pamjen e re, u pa goxha interesim për fotografim.
Këtij obelisku për çdo vit i ndërrohet pamja, derisa ngjyrosja bëhet nga vullnetarët.
Derisa në ditën e pavarësisë ai u zbulua si i verdh, më pas ai mbulua me nënshkrime të qytetarëve.
Ndërsa në vitet vijuese herë mori ngjyra ushtarake e herë u stolis me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën.
Kronikë nga Rejhane Selimi.