Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka vlerësuar se debati në lidhje me rastin Dehari, po tenton ta kthejë kuvendin në një autoritet gjyqësor.
Krasniqi theksoi se interpelanca për vdekjen e Astrit Deharit po bëhet në kohën kur procesi gjyqësor lidhur me këtë rast ende nuk ka përfunduar.
“Nëse dëshironi që kuvendi ta kthejmë në arenë të trajtimit të rasteve gjyqësore, atëherë secili mund të sjellim raste të ndryshme, t’i përdorim e t’i keqpërdorim sipas nevojave të njërit apo tjetrit grup” është shprehur Krasniqi.
Armend Zemaj nga radhët e LDK-së tha se kuvendi duhet të ruajë dhe të sigurojë pavarësinë e organeve të drejtësisë.
Zemaj tha se këto organe janë vonuar në vendosjen e drejtësisë, përderisa bëri thirrje për deputetët që të respektojnë parimin e ndarjes së pushteteve.
“Grupi Parlamentar i LDK-së do të jetë shumë i zëshëm që procesi i drejtësisë të jetë i pavarur. Bëjmë thirrje që të përdoren rrugët ligjore” deklaroi Zemaj.