Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova ka rikonfirmuar qëndrimin e tij pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se imazhi jo i mirë i krijuar për vendin tonë, duhet të pastrohet.
“Një legjendë e krijuar për imazh të keq të Kosovës. Këtë imazh të keq mund ta tejkalojmë bashkërisht si shtet. Ne duhet ta kemi parasysh që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër, e drejtë e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO”.
“Ne duhet ta formojmë këtë gjykatë që vije si propozim nga ShBA dhe Brukseli, sepse s’kemi çfarë të fshehim”, ka thënë Thaçi.
Ndiqeni më poshtë deklaratën e tij dhënë në emisionin Zona e Debatit rreth krjimit të kësaj gjykate: