Njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kampionatin Botëror u mposht në ndeshjen hapësë të tyre në këtë kompeticion.
Argjentina u mposht 2-1 nga Arabia Saudite.
E trajneri Lionel Scaloni, në konferencë për shtyp pas takimit, ndihej i trishtuar pas kësaj humbjeje, megjithatë tha se duhet të vazhdojnë tutje për t’i përmirësuar gabimet.
“Ne ishim në dijeni se si do të luante Arabia dhe jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Por kësaj radhe ata patën një mbrojtje të fuqishme dhe të vështirë për ta thyer. Ne duhet të analizojmë me qetësi këtë disfatë dhe të përgatitemi për ndeshjet tjera”, tha Scaloni, njofton Klankosova.tv.
“Është një ditë e trishtuar për ne, po duhet të ngrehim kokën lart dhe vazhdojmë tutje. Pavarësisht kësaj, mendoj se ne mbetemi ende Argjentina e fortë”.
Duelin e radhës, Argjentina e zhvillon me 26 nëntor përballë Meksikës.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.