Lajmet e fundit

Ministri I Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni është shprehur i shqetësuar rreth sulmeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë.
Ai në një tryezë për sigurinë që u mbajt sot në Prishtinë duke komentuar sulmin me zollë në objektin e Kuvendit dhe atë me granatë dore në oborrin e RTK-së tha se organet e drejtësisë duhet që të lejohen që të kryejnë punën e tyre dhe të mos pengohen.
"Sulmi në Kuvend apo sulmi në RTK, apo çfarëdo lloj sulmi në pronën private e publike është i papranueshëm dhe shqetësues, mirëpo Policia e Kosovës do të bëjë punën e vet dhe nuk do të mungojnë as rezultatet”.
"Policia do t’i zbulojë fajtorët, të jeni të sigurt dhe ata fajtorë do të sillen para drejtësisë. Mund t’iu them se kemi përparime të mëdha në hetime të rasteve dhe ne do të flasim dhe do t`i kualifikojmë këto raste atëherë kur do t’i kemi akterët në pranga", tha ai transmeton Klan Kosova.