Lajmet e fundit

Harry Styles ka anuluar koncertin e tij në Kopenhagë.
Këngëtari 28 vjeçar ishte planifikuar të këndonte në Royal Arena të dielën mbrëma, por në minutën e fundit ai e ka anuluar performancën.
Disa orë para se Harry të dilte në skenë, të shtëna masive ndodhën në qendrën tregtare Field, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Policia e Kopenhagës njoftoi se disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pasi personi i armatosur, i përshkruar si një burrë 22-vjeçar, hapi zjarr në qendër tregtare, sipas People, transmeton Klankosova.tv.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, Harry shkoi në Twitter për të njoftuar se po anulonte koncertin.
“Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagës. Unë e adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri”, shkroi Harry në Twitter. “Jam i shkatërruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit”.
Ai vazhdoi: “Më vjen keq që nuk mund të ishim bashkë. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin. H.”
Muajin e kaluar, Harry njoftoi se po planifikonte të dhuronte 1 milion dollarë nga të ardhurat e turneut të tij për sigurinë e armëve pas të shtënave masive në shkollën fillore Robb në Teksas.