Lajmet e fundit

Ajo njihet për format e saja bombastike e po ashtu edhe me krijimin e hiteve.
Këngëtarja amerikane Nicki Minaj, ka plot gjëra për t’ua thënë fansave të saj. Çuditërisht, ajo ka vetëm një tatuazh në trupin e saj. E ka të stampuar në krah me mbishkrimin “Zoti është gjithmonë me ty”, në gjuhën kineze, shkruan Celebuzz, transmeton Klan Kosova.
Reperi i saj i preferuar ishte dhe do të mbetet Jay Z, ndërsa ajo ka edhe diçka tjetër të preferuar, çokolatat Kit Kat dhe Twix. E urren procedurën e mbjelljes së thonjve dhe thotë se është kuzhinierja më e mirë në planet. Ajo është puthur me Madonna’n kur ishte 29 vjeçare dhe koleksionon piktura të Marylin Monroe.