Lajmet e fundit

Gazeta serbe "Kurir" ia ka dedikuar një shkrim sjelljes së Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në kufi me Serbinë.
Në artikull thuhet se ai nuk është izoluar dhe nuk ka trajtim të veçantë.
"Ai po sillet normalisht, nuk ka kërkesa të veçanta e as Gjykata e Nishit nuk ka kërkuar që për të ketë trajtim të veçantë apo izolim, thonë burimet tona në këtë Gjykatë", transmeton Klan Kosova.
Kreu i policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi u arrestua nga autoritetet serbe në bazë të një urdhërarresti të vitit 2010 Gjykatës së Nishit dhe po akuzohet për dëbim të serbëve nga Lipjani në vitin 1999.
.
.