Lajmet e fundit

Gjatë javës së parë të këtij viti në Kosovë janë raportuar 1566 raste të gripit, që paraqet rënie prej 30.3% krahasuar me javën e kaluar, derisa krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, ekziston rritje e numrit të përgjithshëm të rasteve për 52.6%.
Aktualisht situata epidemiologjike e gripit shënon rënie në tërë territorin e Kosovës, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e befasisë ekziston.
Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.
• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
• Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt
• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;
Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;
Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;
Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.
Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit
Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është Vaksinimi me vaksinën kundër gripit.
• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.
• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor.
• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.