Lajmet e fundit

Elvana Gjata prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon fort për t’u futur në tregun ndërkombëtar në mënyrën më ideale të mundshme.
Fotot e reja që artistja ka postuar në profilin e saj në Instagram janë vërtet të admirueshme, ndërsa duket se paralajmërojnë projektin e saj të madh.
Elvana po bashkëpunon me fotografen e njohur, Sasha Samsonkva dhe grimeren Kathy Jeung.
E në një nga postimet që grimerja i bëri Elvanës, ajo ka bërë të ditur që kjo e fundit po përgatit albumin e saj të parë në anglisht.
Elvanën e shohim gjithnjë e më pranë emrave të njohur të muzikës botërore, që do të thotë se ajo ka nisur bashkëpunimet e duhura.
Së fundmi artistja festoi 30vjetorin e lindjes, një ditëlindje siç kushdo nga ne do ta dëshironte, duke nisur nga skitë në mal dhe duke u mbyllur me një darkë në një nga hotelet superluksoze të Parisit, me pamje nga kulla “Eifel".
Sipas mediave, këngëtarja u akomodua në të njëjtin hotel si diva e muzikës pop, Beyonce. Bëhej fjalë për hotelin “ShangriLa Hotel”, ku Elvana dhe Beyonce kishin rezervuar suitën në katin më të lartë të saj, vlera e së cilës shkon 19.000 dollarë nata. Thuhet se këngëtarja ka qënë e shoqëruar nga motra dhe disa miq të saj.


