Lajmet e fundit

Këngëtari me famë botërore Justin Bieber me sa duket nuk po e harron dot ish të dashurën e tij Selena Gomez.
Javë më parë ai është parë në barin e një hoteli nën shoqërinë e saj, por ajo çka ka rënë në sy, ishte se këngëtari po i këndonte serenatë Selenës, njofton Klan Kosova.
Por, kjo nuk është e gjitha…
Justin ditë më parë postoi një fotografi të disa viteve më parë, konkretisht kur ishte në lidhje me këngëtarën, e kjo gjë i bëri fansat të dyshojnë në lidhje me një rikthim në mes të çiftit.
Të njejtën gjë, këngëtari i “Sorry” e bëri edhe sot...
Ai ka postuar një tjetër fotografi me Gomez, ku çifti shihet dorë për dore, e këtë postim ai e ka quajtur “Crazy Throwback”.
A është kjo edhe një shenjë që çifti ka mundësi të kthehen edhe njëherë me njëri-tjetrin?
Epo, mbetet të shihet në ditët në vijim.