Sa do vepra të rënda penale të kryejnë, fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk dënohen.
Kështu e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Grupi i të miturve nga Fushë-Kosova, të cilët kanë kryer dhjetëra raste vjedhjesh dhe vjedhjesh të rënda, nuk do ta vuajë asnjë ditë burg.
Avokati Admir Salihu thotë për Kiks Kosova se edhe prindërit e këtyre fëmijëve mund të kenë kryer vepra penale, si pasojë e papërgjegjësisë ndaj fëmijëve të tyre.
Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk i kap ligji, në rastin konkret, sipas avokatit Salihu, prindërit mund ta vuajnë dënimin për veprimet e fëmijëve të tyre.
Por, çfarë i shtyn fëmijët të kryejnë vepra kriminale?
Ndër të tjera, psikologu Dorjan Krasniqi thotë se fëmijët po i marrin si model artistët, të cilët këndojnë për drogën, krimin dhe paratë.
Por, a do të duhej të ndëshkohen këta fëmijë?
Psikologu Krasniqi u bën thirrje institucioneve që të punojnë në këtë drejtim dhe të mos i lënë këta fëmijë të shndërrohen në kriminelë në të ardhmen. /Klankosova.tv
https://youtu.be/tA-i7QwIYSM
Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/policia-i-dorezon-ninxhat-e-fushe-kosoves-te-prinderit-ata-serish-ne-rruge-video/
https://klankosova.tv/si-kam-pa-ka-kane-hy-ne-depo-ma-vodhen-iphone-n-cka-vodhen-5-te-miturit-ne-ferizaj-video122/
https://klankosova.tv/nen-14-vjec-e-te-paprekshem-nga-ligji-7-femije-vjedhin-para-e-skutere-ne-gjithe-kosoven-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.