Lajmet e fundit

Këngëtarja Diona Fona ka ngjallur kuriozitetin e fansave pas postimeve të fundit në Instastory. Në njërën nga dy fotografitë, ajo shfaqet me një veshje skenike, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në një projekt të ri muzikor.
Veshja e saj e guximshme dhe elegante ka tërhequr menjëherë vëmendjen, dhe fansat po spekulojnë se bëhet fjalë për xhirime të një videoklipi të ri.