Lajmet e fundit

Është në hyrje të Prishtinës, por ky objekt nuk lë përshtypje aspak të mira për këdo që e viziton kryeqytetin. Ndërtesa e cila ishte duke u ndërtuar para luftës së Kosovës, nuk përfundoi asnjëherë siç pritej.
E lënë në gjysmë, shumë familje i uzurpuan banesat në të.
Prandaj qytetarët po kërkojnë nga pushteti lokal që të bëjë diçka për rregullin e pamjes së këtij objekti.
E pamje jo të mirë kanë marrë edhe tre soliterët e lagjes Ulpiana.
Ndërtesave 13 katëshe, nga ku shihet e gjithë Prishtina, po iu bien llamarinat e vjetruara herë pas here.
Madje, rënia nga lartësia e këtyre materialeve izoluese, po e kërcënon edhe jetën e banorëve.
Si lagje e shëmtuar, me ndërtime të llojllojshme e pa ndonjë kriter, po vlerësohet edhe ajo e Dodonës.
Madje dikush thotë se asnjë lagje në Prishtinës nuk ka ndonjë objekt me pamje të hijshme, siç i kanë vendet e tjera të rajonit e të botës.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Iliri Pireva