Lajmet e fundit

Sot u hap zyrtarisht fushata e Nismës Socialdemokrate në Mitrovicë.
Nga ky qytet raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, e cila bëri të ditur se gjatë tubimit u bë paraqitja e kandidatëve për asamble në krye me Flamur Vojvodën.
Nisma premtoi shumë punë në fushën e shëndetësisë, veçanërisht krijimin e disa qendrave të mjekësisë familjarë.
Sa i përket arsimit, Nisma premtoi çerdhe, si dhe qendra sociale.
Poashtu, u premtua edhe kthimi në funksion të pronave që janë jashtë përdorimit. /Klankosova.tv