Lajmet e fundit

13 Nëntor 2015: Me 13 nëntor të vitit të kaluar, një seri shpërthimesh terroriste e kishin goditur Parisin, dhe sulmi është cilësuar si më i rëndi në dekadën e fundit në Europë. Sulmi kishte ndodhur në një numër restorantesh dhe në Teatrin Bataclan (ku ishte edhe numri më i madh i viktimave). 130 njerëz kanë humbur jetën në këto sulme, dhe qindra të tjerë ishin lënduar.
18 Nëntor 2015: Ekstremisti belg, Abdelhamid Abaaoud – 27 vjeçar, i cili ishte i dyshuari kryesor për përgatitjen e sulmeve terroriste në Paris, ka vdekur së bashku me kushërirën e tij, në një bastisje të armatosur të policisë në Paris, në provincën Saint-Denis. Më pas, edhe tetë persona janë arrestuar.
20 Nëntor 2015: Autoritet belge kanë ngritur akuza kundrejt një personi te tretë së organizoi sulmet në Paris.
21 Nëntor 2015: Në Bruksel u shpall gjendje alarmante, për shkak te disa informatave se vendi është nën kërcënim për sulm terrorist, në disa lokacione të qytetit.
22 Nëntor 2015: Rreth 19 bastisje janë kryer në zonën e Molenbeek, në vendin nga erdhën shumica e organizatorëve të sukmeve në Oaris. 16 persona u patën arrestuar.
23 Nëntor 2015: Një jelek shpërthyes, i njëjti që është ëprdorur në sulmet e Parisit është gjetur nga një pastrues rrugës në Chatillon-Montrogue, në jug të Parisit.
25 Nëntor 2015: Parlamentarët francezë, unanimisht kanë votuar pro vazhdimit të sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri.
3 dhjetor 2015: Edhe dy të dyshuar rreth sulmeve te Parisit ishin arrestuar. Një shtetas francez, i identifikuar vetëm si Samir Z, ishte arrestuar në aeroportin kombëtar të Brukselit përderisa po përpiqej të fluturonte për në Marok. Ndërsa, personi i dytë Pierre N, ishte arrestuar gjatë një bastisjeje vetëm disa orë pas arrestimit në aeroport.
10 dhjetor 2015: Policia belge ka gjetur shenjat e gishtave të të dyshuarit Salah Abdeslam, gjatë kontrollit në një apartament në Schaerbeek në Bruksel. Besohet se apartamenti ishte përdorur si
“fabrikë” për prodhimin e eksplozivëve për sulmet e Parisit.
24 dhjetor 2015: Autoritetet belge kishin arrestuar të dyshuarin e nëntë i lidhur me sulmet e Parisit. Ai ishte një shtetas belg i lindur në vitin 1985, dhe ishte vërtetuar se ishte në kontakt me kushërirën e udhëheqësit të sulmeve.
18 Mars 2016: Salah Abdeslam është plagosur në këmbë gjatë një bastisjeje të policisë belge në Molenbeek në Bruksel, katër muaj pasi ishte në arratisje. Gjatë kësaj bastisjeje, edhe dy persona të tjerë ishin arrestuar.
Me 22 Mars, vetëm disa ditë pasi Abdeslam është kapur nga policia. Brukseli është goditur nga sulme terroriste në aeroportin Zaventem dhe në metronë e qytetit, në një stacion në afërsi të ndërtesave të Bashkimit Europian.