Lajmet e fundit

Në një hulumtim i cili është publikuar në European Urology, ka konfirmuar lidhjen në mes të masturbimit tek meshkujt si dhe rrezikut të reduktuar të kancerit të prostatës.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 30 mijë meshkuj për periudhë 20 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët kuptuan se meshkujt në të njëzetat e tyre që masturbojnë së paku 21 herë në muaj kishin 21 përqind më pak mundësi që të prekeshin nga kanceri i prostatës, se sa ata persona të cilët masturboheshin vetëm shtatë ose më pak se shtatë herë në muaj.
Por nëse meshkujt kanë partnere seksuale atëherë edhe ata nuk ishin të rrezikuar nga kanceri i këtij lloji.
“Masturbimi i shpeshtë në një farë mase ka lidhje të drejpërdrejtë me gjendjen shëndetësore të meshkujve. Ata që nuk masturbonin fare ose vetëm deri në 3 herë për muaj kanë më shumë tendencë të preken nga problemet shëndetësore ose të vdesin para kohe për shkak të kanceri të prostatës”, tha autorja e këtij studimi, Jennifer Rider.
Në fund ajo tha se masturbimi dhe aktiviteti i rregullt seksual është një strategji e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të ruhen nga kanceri i prostatës.