Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të emisionit “Ora e Pasdites”, do të jenë të ftuar dy figura të rëndësishme që po ndikojnë në shoqërinë kosovare dhe janë angazhuar për përmirësimin e kushteve të fëmijëve dhe të rinjve.
Në pjesën e parë të emisionit, do të flitet me Adrian Ibrahimin dhe Rijad Mehmeti nga Fondacioni “Team Rijad\’. Ata do të ndajnë me ne iniciativat e tyre për përmirësimin e kushteve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, veçanërisht për ata që përdorin karrocë, dhe se si kanë arritur të ndryshojnë jetën e shumë individëve.
Në focus të pjesë së dytë të emisionit do të jetë Parku Prishtina me Labinot Aliu organizatorin e ngjarjes javore që po fiton popullaritet në Parkun e Gërmisë çdo të shtunë në mëngjes. Gjithashtu, do të kemi edhe dy pjesëmarrës të rregullt, Dinin (13 vjeç) dhe Jehona Xhaferi (50+ vjeç), të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre dhe ndikimin e këtij aktiviteti fizik në shëndetin dhe jetën e tyre.
Përgatituni për një emision inspirues dhe plot energji, me histori që do t’ju motivojnë për t'u angazhuar në aktivitetet e komunitetit dhe për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë nevojë!