Lajmet e fundit

Sonte në Specialen e Klan Kosovës të dedikuar të gjitha zhvillimeve të fundit në vend – me theks të veçantë pandemisë Covid-19 – do të mund të ndiqni shumë intervista dhe materiale të ndryshme.
Në një lidhje direkte nga Tirana do të jetë e ftuar Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini, derisa në një lidhje direkte tjetër nga Berlini do të jetë gazetari i Deutsche Welle Bahri Cani.
Në edicionin e sotëm të Speciales së Klan Kosovës do të jetë i ftuar edhe Zëvendësministri i Infrastrukturës Avni Zogiani.
Përpos kronikave të shumta të cilat përmbledhin zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe botë do të kemi edhe dy lidhje direkte me gazetarët e Klan Kosovës nga pika kufitare e Dheut të Bardhë dhe Kllokoti.
Ndiqeni Specialen e Klan Kosovës me fillim nga ora 22:30. Mos e humbisni!
Specialja transmetohet LIVE edhe në faqen zyrtare të Klan Kosovës.