Lajmet e fundit

Emisioni Ora e Fundit, si çdo herë, edhe këtë mbrëmje vjen me informacione të shumta e intervista me të ftuar në studio e lidhje direkte.
Sonte në “Ballë për Ballë” është i ftuar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahemt Isufi.
Ai do të flasë për bisedimet e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur atje sipas ministres Edita Tahiri. Po ashtu me të do të diskutohet edhe rreth situatës politike e rikthimit të AAK-së e NISMA-s në Kuvend.
Në “Kosova Direkt” do të raportohet rreth situatës aktuale me sëmundjen gungore të lopës.
I ftuar është drejtori i AUV-it Valdet Gjinovci, i cili do të tregojë nëse bën të prehen lopët për kurban dhe se a ka siguri në konsumimin e mishit të gjedhit.
Kurse kronika e orës iu kushtohet specave që kultivohen në vendin tonë.
Po ashtu do të ketë edhe shumë lajme tjera nga vendi, e rubrikat e veçanta.