Lajmet e fundit

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, sonte mund të informoheni për ngjarjet më të rëndësishme të ditës, e po ashtu të mësoni plot informacione të reja dhe të ndiqni intervistën me mysafirë të ftuar në studio.
Në intervistën Ballë për Ballë, flet për kushtet e Listës Serbe karshi koalicionit qeverisës, gazetari Fatmir Sheholli.
Në Kosova Direct, do të mund të informoheni më shumë për kushtet infrastrukturore të Prishtinës për autobusët e rinj që do të blihen nga Komuna.
Tema e sontme e Orës së Fundit, flet për familjet strehuese në Kosovë. Përmes kësaj kronike, mund të mësoni se sa fëmijë të braktisur rriten në këto familje dhe se çka përfitojnë familjet që kujdesen për këta fëmijë.