Lajmet e fundit

Visar Ymeri, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje u soll të enjten në pallatin e drejtësisë nga policia për të marrë pjesë në seancën e fundit dëgjimore për rastin e rrahjes me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiun.
Në këtë seancë Rexhep Selimi, bashkë më truprojën e tij Besart Bujupi, dhe Ymerin dëgjuan dëshminë e ekspertit mjekoligjor Arsim Gërxhaliu.
Ky i fundit ka thënë se ekspertiza ligjore është bërë me kërkesë të Gjykatës, por ajo është bazuar në raportin e Qendrës Klinike Universitare, pasi ekzaminimi i dëmtimeve të Haxhiut është kryer në emergjencë, e jo nga mjekësia ligjor, njofton Klan Kosova.
Eksperti Gërxhaliu dëmtimet e Haxhiut vlerësoi si të lehta e kaluese. Por, ky nuk saktësoi nëse ato janë bërë me mjet të fortë.
Aktgjykimi për këtë rast, do të jepet më 25 prill në ora 14:30.
Kronikë nga Fatlum Jashari.