Lajmet e fundit

Çka janë Goji Berry?
Goji Berry, është një manaferrë ngjyrë portokalli të ndezur e cila vjen nga Kina. Në Azi njerëzit kanë konsumuar Goji Berry, me qëllim që të jetojnë më gjatë.
Gjatë viteve njerëzit kanë përdorë goji berry për të shëruar disa probleme shëndetësore siç janë diabeti, tensioni i lartë i gjakut, temperatura dhe probleme që lidhen me moshën e shtyrë.
Goji Berry mund të përdoren të freskëta, të fërguara apo të thara si dhe përdoren në medikamente, çajra etj.
Cilat janë benefitet e Goji Berry?
Janë të pasura me lëndë ushqyese.
Disa studime tregojnë që lëngu i goji berry ndikon në çlodhjen dhe qetësinë tuaj, performancën atletike më të mirë, gjumë më të rehatshëm dhe humbje të peshës.
A kanë efekte anësore ?
Goji Berry mund të bashkëveproj me disa medikamente, veçanërisht në qoftë se përdorim ndonjë ilaç për hollimin e gjakut nuk duhet të ushqehemi me goji berry.
Personat që përdorin ilaçe për diabet dhe tension të gjakut duhet të konsultojnë mjekut para përdorimit.
Përndryshe përdorimi i tyre është i sigurt.