Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Junikut, njofton Klan Kosova.
Pretendenti për postin e kryeministrit para junikasve, tha se qeverisë qendrore nuk i kushton asgjë që rrugën 5 kilometërshe që lidh Junikun me rrugën Deçan-Gjakovë ta bëjë me katër korsi. Po ashtu ai ka thënë se do të angazhohet për të zhvilluar ekonominë si dhe iu ka premtuar përkrahje bujqve.
Mes tjerash, kreu i AAK-së ka theksuar se do ta kenë prioritet energjinë dhe mineralet.
Haradinaj ka shtuar se do t'iu ofroj partneritet atyre që mbesin në opozitë për të bashkëpunuar për tema të rëndësishme, njofton Klan Kosova.