Lajmet e fundit

Burhan Kuzu ish-këshilltar i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do t’i lejojnë refugjatët në Europë, nëse Parlamenti Evropian merr "vendim të gabuar" për vizat.
Turqisë i është ofruar një marrëveshje për vizat, mbështetje financiare dhe mbështetje për procesin drejt anëtarësimit në BE, në këmbim që të mos lejojnë refugjatë.
Javën e kaluar, Erdogan ka hedhur poshtë kërkesën e BE-në per zëvendësimin e ligjeve qe kanë të bëjnë me terrorizmin në këmbim për heqjes të vizave, transmeton Klan Kosova.
"Në qoftë se ata marrin vendim të gabuar, ne do të lejojmë refugjatët," ka shkruar Kuzu ne Tëitter.
Duke folur për Bloomberg, ai tha se "nëse dera e Turqisë hapet, Europa do të hidhërohet".
Parlamenti Europian do të shqyrtoi progresin e Turqisë në përmbushjen kritereve për heqjen e vizave në seancën plenare të mërkurën në Strasburg.