Lajmet e fundit

Ngrit disponimin
Studime të ndryshme tregojnë që disponimi juaj rritet me anë të ushtrimeve. Edhe nëse bëni palestër apo vraponi, stresi juaj ulet si dhe ka përmirësime në shëndetin tuaj mendor në përgjithësi.
Ndërsa Asociacioni i Psikologeve Amerikan (APA) ka deklaruar që ushtrimet ju bëjnë që të ndiheni më të lumtur.
Ul stresin
Ushtrimet janë një mënyre biologjike përmes së cilës truri forcohet, e në këtë mënyrë e ka më të lehtë të përballoj stresin.
Të bërit palestër ul në përgjithësi nivelet e stresit, si dhe ngrit aftësitë tuaja të përballjes me situata të vështira dhe stresuese.
Ngrit vetëbesimin tuaj
Përveç që ngrit disponimin tuaj, ushtrimet e rregullta ndihmojnë në perceptimin e një imazhi më të shëndetshëm të trupit tuaj.
Si rezultat i ndryshimeve trupore apo ndjenja e krenarisë së përfundimit të ushtrimeve të parapara, ju bën që të keni më shumë besim në vete.
Ju ndihmon që të flini rehat
Të gjithë e dimë që sa më shumë gjumë aq më shumë energji do të kemi. Ushtrimet e rregullta ndihmojnë që të keni një orar të gjumit.
Sipas studimeve të fundit personat që ushtrojnë rregullisht bëjnë gjumë më të rehatshëm se sa ata që nuk merren me ndonjë aktivitet fizik.