Lajmet e fundit

Kadri Veseli kryetar i Kuvendit ka thënë se me keqardhje e ka mësuar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Por ai ka thënë se i bën bashkë diçka Kosovën, Britaninë e Madhe dhe BE-në, njofton Klan Kosova.
"Përkundër këtij zhvillimi, ne besojmë se ka diçka që i bënë të pandashëm Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Kosovën: demokracia liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut, vlerat e shoqërisë së hapur dhe ekonomia e tregut të lirë, mes shumë vlerave të tjera”.
“Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian”.