Lajmet e fundit

Helicobacter pylori është një mikroorganizëm i cili gjendet kudo dhe është prezent në afro 50% të popullsisë globale. Infeksioni kronik me Helicobacter pylori shkakton ndryshime atrofike dhe metaplastike në lukth, si dhe prania e tij lidhet me paraqitjen e ulçerës peptike ( I thatit në lukth apo në zorrën dymbëdhjetgishtore).
Rruga më e zakonshme e infeksionit me Helicobacter pylori është me rrugë orale-orale dhe rrugë fekalo-orale.
Zakonisht infeksioni me H.Pylori ka një paraqitje të njejtë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Është më e shprehur tek popullsia Latine dhe më pak e shprehur tek personat e racës së bardhë. Femrat dhe fëmijët kanë një incidenc më të lartë për riinfeksion 5-8% në krahasim me të rriturit.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e infeksionit me H.Pylori ?
Në përgjithësi pacientët e infektuar me H.Pylori janë asimptomatik dhe nuk përshkruhen shenja tipike klinike.
Kur shenjat dhe/ose simptomat janë prezente mund të pëfshihen si në vijim:
Cilat sëmundje shkaktohen nga infeksioni me H.Pylori:
Nga infeksioni me H.Pilori shkaktohen:
Endoskopia e sipërme :e domosdoshme tek pacientët me simptome të sëmundjes ulçeroze për të parë dëmtimet mukozale të lukthit dhe duodenumit. Marrja e biopsisë na ndihmon për përcaktimin histologjik të proceseve patologjike në mukozën e lukthit dhe duodenumit. Ekoendoskopia iu bëhet pacientëve me biopsy pozitive për MALT-omat gastrike dhe për stadifikimin e saktë të sëmundjes.
Si të trajtojmë infeksionin me H.Pylori ?
Trajtimi bëhet vetem tek pacientët me rezultate pozitive për H.Pylori. E rëndesishme është të kemi parasysh rezistencën e mundshme të antibiotikeve për përcaktimin e trajtimit.
Ekzistojnë skema të ndryshëm për trajtimin i infeksionit me H. Pylori , e ato janë :
Një inhibitor i pompës protonike ( Omeprazol,Pantoprazol, Esomeprazol,Lansoprazol)+ dy antibiotik ( Amoksicilin +Klaritromicin ) nga 7 deri 14 ditë.
Skemë tjetër është : Një IPP+ Amoksicilina+Metronidazol ose Klaritromicinë+Metronidazol. Skemë tjetër: Bizmuth salycilate+Metronidazol+Tetracycline për 14 ditë.Skemë tjeter është : IPP+Levofloksacin+Amoksicilin për 7-14 ditë.
Gjatë trajtimit për eradikimin e H.Pylorit mund të paraqiten efekte anësore siç janë: mundim,shije e metalit në gojë, skuqje lëkurore, vjellje ose barkqitje në këto raste ndërpritet trajtimi dhe mjekohen simptomet e paraqitura.