Infektologu Ilir Alimehmeti ka folur për Klan Kosovën lidhur me hantavirusin që ngjalli panik globale pasi shpërtheu në një anije pushimesh duke sjellë frikën e një pandemie potenciale.
“Kjo është një familje virusesh, janë viruse që njohim prej shumë kohës të paktën prej 1950-ës”, tha Alimehmeti në Orën 7 të Klanit.
“Janë viruse që transmetohen nga minjtë, lloje të ndryshme minjsh që shkaktojnë raste të shumta cdo vit në Evropë dhe në Azi janë më tepër të formave hemorragjike, kurse në zonën e Amerikës janë të formës pulmonare, kardiopulmonare”.
Sidoqoftë, Alimehmeti i quajti raste të rralla këto të hantavirusit, përndryshe edhe OBSh-ja tha se shpërthimi i hantavirusit në anije nuk do të thotë se ka nisur një pandemi tjetër.
"Nuk ka asnjë vend për panik. Tash prej kovidit, çfarëdo virusi që dëgjojmë, mendojmë që do të na ndodhë diçka e tillë".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.