Lajmet e fundit

Tensioni i gjakut i referohet forcës me të cilën gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut gjatë qarkullimit. Ndodh kur zemra të shtyjë gjakun në arterie për qarkullim në pjesët tjera të trupit. Norma në të cilën zemra e shtyn gjakun në arterie dhe përgjigja e arterieve gjeneron atë që ne e quajmë tension të gjakut.
Disa njerëz vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një gjendje në të cilën forca shtytëse kundrejt arterieve bëhet shumë e larte dhe eventualisht sjell komplikime të tjera shëndetësore. Sidoqoftë, tek disa njerëz është rasti i kundërt dhe këta njerëz vuajnë nga ajo që ne e quajmë tension i ulët i gjakut.
Çka është tensioni i ulët i gjakut?
Tensioni i ulët i gjakut është gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet si Hypotension. Tensioni normal tek njerëzit është në mes 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet si normal dhe i shëndetshëm mirëpo kur tensioni bie në nivelin e 90/60 apo më poshtë, atëherë pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.
Çka e shkakton atë?
Tensioni i ulët i gjakut mund të shkaktohet nga medikamentet, vëllimi i ulët i gjakut në trup apo nga gjendje të fshehta mjekësore. Disa nga shkaqet e zakonshme të tensionit të ulët janë :
Nëse keni një nga simptomat e mëposhtme është mirë të kontaktoni mjekun për ndihmë dhe konsultime.
Trajtimi mvaret nga shkaqet, nëse një person ka tension të ulët si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër atëherë tensioni humbet kur të trajtohet sëmundja paraprake. Sidoqoftë, ja disa këshilla se si mund të kontrolloni tensionin e ulët gjakut: